Kompania

NMC Soft

Nga zhvillimi i softuerit te tregtia digjitale dhe zgjidhjet e bazuara në të dhëna, ekipi ynë ndërton platforma, sisteme dhe mjete që u mundësojnë bizneseve të funksionojnë më mirë, të konkurrojnë me më shumë forcë dhe të rriten në mënyrë të qëndrueshme.

Historia jonë

16 vite përvojë.

  1. Tetor 2007

    Fillimi

    E themeluar si kompani shërbimesh marketingu, Laborator Komunikimi u ndërtua nga dy partnerë (Gerti Boshnjaku dhe Enton Mehmeti) me përvojë të thellë individuale në marketing dhe reklamim, si në drejtimin kreativ, ashtu edhe në atë mediatik.

    Eksperienca e tyre e përbashkët u bë themeli mbi të cilin u ndërtua agjencia.

  2. Shkurt 2011

    New Media Communications mori formë

    Me zgjerimin e kanaleve digjitale, agjencia zgjeroi fokusin, ndryshoi emrin dhe krijoi një status të ri ligjor si kompani më vete. Ky ishte kalimi nga rrënjët fillestare në shërbime marketingu drejt një modeli më të gjerë komunikimi, më të përshtatur me peizazhin mediatik në ndryshim dhe rolin gjithnjë e më të madh të kanaleve digjitale.

    Që atëherë, bashkëpunojmë me ofrues kryesorë teknologjie, përfshirë Google Cloud, Salesforce dhe Shopify, për t’u ofruar klientëve tanë zgjidhjet më të mira në treg.

  3. Dhjetor 2023

    Një rrugëtim i ri

    Pas 16 vitesh rritjeje dhe transformimi, kompania nisi një kapitull të ri, duke u ribranduar si NMC Soft për të reflektuar evolucionin e saj në një kompani zhvillimi software. Ky ndryshim shënoi një kthesë strategjike drejt zgjidhjeve teknologjike, duke ruajtur vlerat bazë dhe përkushtimin ndaj cilësisë që e kanë përcaktuar kompaninë që nga fillimi.

    Ndërsa Gerti, partneri themelues, vazhdon rrugëtimin e tij duke drejtuar New Media Digital në marketing dhe zhvillim biznesi, ne vazhdojmë të fokusohemi te Teknologjia, AI dhe Cloud.

  4. Sot

    Epoka e AI dhe e të dhënave

    Në epokën e AI dhe të dhënave, NMC Soft ndihmon kompanite të dizajnojnë, ndërtojnë, vendosin në përdorim dhe rrisin produkte digjitale të besueshme, inteligjente dhe gati për tu zgjeruar. Nga platformat e personalizuara dhe aplikacionet e biznesit te infrastruktura cloud dhe ekosistemet digjitale, ne ndërtojmë zgjidhje që mbështesin si efikasitetin operacional, ashtu edhe zgjerimin në treg.

    Puna jonë bashkon zhvillimin e software-it, strategjinë e bazuar në të dhëna dhe implementimin e teknologjisë në një model të integruar shërbimi. Kjo u mundëson klientëve të kalojnë nga ideja në zbatim me një partner të vetëm, duke ulur kompleksitetin dhe duke siguruar që çdo produkt digjital të ndërtohet me performancë, siguri dhe i gatshëm për tu zgjeruar.

    Duke punuar në industri të ndryshme, sjellim njohuri praktike mbi mënyrën se si teknologjia mund të zgjidhë sfida specifike, të përmirësojë përvojat e klientëve dhe të krijojë vlerë të matshme biznesi.

    Roli ynë është të ndihmojmë bizneset ta kthejnë teknologjinë, AI-n dhe të dhënat në zgjidhje digjitale praktike, nga zhvillimi i personalizuar dhe infrastruktura cloud te komunikimi digjital, automatizimi dhe rritja afatgjatë e produkteve.

Mirënjohje

E ndërtuar me duar.
Nga shumë duar.

Për çdo person që e ka quajtur ndonjëherë këtë vend shtëpi — çdo koleg, bashkëpunëtor, praktikant, partner dhe mik që ka punuar këtu ndër vite.

  • përpunonjësit e parë që besuan.
  • përata që zgjidhnin probleme deri natën vonë.
  • përdizajnerët që sfiduan idetë.
  • përinxhinierët që gjithsesi i çuan produktet deri në fund.
  • përmenaxherët që mbajtën përgjegjësinë.
  • përstrategët që i panë mundësitë të parët.
  • përpraktikantët që u bënë drejtues.
  • përpartnerët që u bënë miq.
  • përklientët që na besuan herët.
  • përfamiljet që pritën zgjuar.

Çdo rresht kodi, çdo natë e gjatë, çdo brief i diskutuar mbi kafe — janë të gjitha këtu.

Faleminderit!

Ekipi ynë

Ndërtojmë për epokën e inteligjencës artificiale.

Bashkojmë inxhinierinë software, infrastrukturën cloud, e-commerce, automatizimin dhe mendimin e bazuar në të dhëna për të krijuar sisteme digjitale të ndërtuara për mënyrën si operojnë bizneset sot.

Talent

Inxhinierë që kujdesen për mënyrën si ndërtohen gjërat, jo vetëm nëse funksionojnë.

Përkushtim

Çdo produkt e trajtojmë si të ishte yni. Cikle të shkurtra feedback-u, proces transparent.

Përvojë

Profesionistë në web, mobile dhe cloud. Shumë prej tyre me ne prej më shumë se një dekadë.

Vlerat

Ajo për të cilën qëndrojmë.

I qëndrojmë fjalës

Angazhime të sinqerta, objektiva të qarta dhe pa surpriza. Nëse diçka ndryshon, e mësoni fillimisht nga ne.

Klientët janë partnerë afatgjatë

Ndërtojmë marrëdhënie afatgjata, jo angazhime të izoluara. Shumë nga klientët tanë kanë qenë me ne për vite.

I çojmë gjërat përpara

Jemi optimistë për atë që mund të ndërtohet dhe të disiplinuar në mënyrën si arrijmë deri aty.