Mbështetje dhe Mirëmbajtje

Vazhdoni të ndërtoni. Për pjesën tjetër kujdesemi ne.

Hosting, monitorim, përditësime, integrime dhe një ekip në dispozicion kur diçka nuk shkon. Që ju të fokusoheni te çfarë vjen më pas.

Çfarë përfshihet

Gjithçka që duhet për të mbajtur software në prodhim.

01

Mirëmbajtje teknike

  • Monitorim i vazhdueshëm dhe rregullim bugs
  • Përditësime të rregullta bibliotekash dhe sigurie
  • Optimizim performance dhe kodi
  • Testim pas përditësimeve dhe përputhshmëri me sistemet operative
02

Hosting dhe siguri

  • Cloud hosting në infrastrukturë që i besojmë
  • Konfigurim dhe rinovim certifikatash SSL
  • Backup dhe plan rikuperimi
  • Monitorim uptime dhe incidentesh
03

Përmbajtje dhe integrime

  • Përditësime përmbajtjeje sipas materialeve që na jepni
  • Integrime me konektorë bankarë (BKT, Raiffeisen, Credins)
  • Integrime ERP dhe kontabiliteti
  • Konfigurim email-esh transaksionalë
04

Mbështetje

  • Mbështetje ditore gjatë orarit të punës
  • Mbështetje me prioritet për çështje në prodhim
  • Asistencë emergjente kur diçka nuk funksionon
  • Rishikim tremujor i asaj që funksionon dhe asaj që duhet përmirësuar
Si punojmë

Një proces i thjeshtë në tre hapa.

01

Onboard

Auditojmë stack-un ekzistues, dokumentojmë sistemet dhe migrojmë hosting-un dhe monitorimin nën kujdesin tonë.

02

Monitorojmë

Kontrolle ditore për uptime, performancë dhe siguri. I kapim problemet përpara se t’i shohë ekipi apo klientët tuaj.

03

Përmirësojmë

Përtej mirëmbajtjes bazë — rishikime tremujore dhe përmirësime graduale që akumulohen me kalimin e kohës.